Nikci Minaj dhe Cardi B përballen për herë të parë!

Showbiz

nicki cardi
Pak javë më parë dy reperet e njohura, Cardi B dhe Nicki Minaj u përfshinë në një ngjarje aspak të këndshme. Të dyja u përleshën me njëra-tjetrën në një event gjatë javës së modës në New York dhe Cardi B pas zënkës u shfaq me një dëmtim në ball. Pas kësaj ngjarje, Nicki Minaj dhe Cardi B do të përballen për herë të parë me njëra-tjetrën në ‘American Music Awards’.

1D7F7679 3481 432D 9B07 B40645981C07 1 e1539113730348

‘TMZ’ ka mësuar se të dyja këngëtaret do të marrin pjesë në spektaklin e ndarjes së çmimeve. Cardi B është e nominuar në disa kategori, ndërsa Nicki në asnjë. Ende nuk është mësuar nëse të dyja do të qëndrojnë të ulura afër njëra-tjetrës, megjithatë siguria do të jetë e lartë për të shmangur një tjetër skandal. Cardi B do të ngjitet edhe në skenë të performojë, ndërsa Minaj duhet të jetë thjeshtë e ftuar për të ndjekur spektaklin nga afër.