Një dashuri pa kushte si e Miley! Këngëtarja emocionon me dedikimin për bashkëshortin e saj…

Showbiz

miley liam
Çifti u njoh fillimisht në xhirimet e filmit “The last song” ku dhe ranë në dashuri marrëzisht me njëri-tjetrin. Pas një serie të gjatë ndarjesh dhe ribashkimesh më në fund dashuria arriti të triumfojë. Në një postim në Instagram ajo ka publikuar një foto të saj dhe të bashkëshortit ku e uron për ditëlindjen e tij dhe gjithashtu përshkruan me detaje mardhënien që ata kanë.

“Kur u takuam ishe 19 vjeç, tani je 29. Doja të ndaja disa nga gjërat që pëlqej më shumë tek ti në nder të kësaj dite speciale. Mënyra si më shikon mua, si shikon gjithçka kemi, mënyra si shikon të huajt, si e shikon jetën, si i shikon miqtë tanë. Mënyra si del jashtë kur të pyes si është koha, në vend që të shohësh telefonin tënd. Mënyra si reagon kur merr një lajm të keq dhe mënyra si reagon kur dëgjon një të mirë. Të dua që përpiqesh t’i bësh gjërat të funksionojnë, por asnjëherë nuk je tepër krenar për të kërkuar ndihmë. Mënyra si pikturon, ngjyrat që zgjedh. Po i kam vënë re, kam mbajtur ‘shënime’. I adhuroja çorapet e tua të pista në tokë sepse kjo do të thotë që je në shtëpi. E dashuroj momentin kur më prezanton një grup të ri sepse do largohesh dhe do që ta dëgjoj për të të ndjerë pranë. E dashuroj të fle vonë pasi qëndroj për orë të tëra duke gjetur recetën që do gatuajmë në mëngjes… Të dua, pa kushte. Ti dhe unë i dashur, le ta ndriçojmë këtë vend të errët me dritën e dashurisë. Faleminderit që më ke dhënë ditët më të lumtura të jetës sime”-shkruan Miley.