Një milion euro për të darkuar me Can Yaman/ Aktori refuzon

Showbiz

Një familje nga Dubai i ka ofruar 1 milion euro aktorit të famshëm Can Yaman për tu takuar dhe për të darkuar me të. Megjithatë, aktori turk e ka refuzuar këtë ofertë.  Yaman është befasuar nga një ofertë e tillë e bërë nga admirues të flakttë. Ylli i serialeve të shumta i cili ka fituar famë dhe sukses të madh jo vetëm në vendlindje por edhe në Itali ku për një periudhë, ka ushtruar profesionin e tij si aktor mesohet se e refuzoi me mirësjellje ofertën bujare.  Ky incident i cili tregoi edhe një herë se sa e madhe dhe e pasionuar është radha e fansave të tij, krijoi zhurmë  të menjëhershme mediatike. Vendimi i Yaman zbuloi se ai nuk vlerëson vetëm paratë, por edhe respektin për kohën dhe jetën private.