NRG Band i vodhën këngën? Reperja shqiptare akuzon publikisht grupin!

Showbiz

nrg
Vetëm 3 ditë më parë, grupi ‘NRG Band’ publikoi këngën ‘Ani mori nuse’, një ripërpunim i versionit të vjetër. Kjo këngë ka marrë shumë pëlqime në fare pak ditë. Por reperja shqiptare, Nikka, ka akuzuar grupin e njohur se idenë e këngës e kanë vjedhur nga ajo. Reperja ka publikuar në ‘Instagram’ një video të shkurtër në të cilën dëgjohet kënga në versionin e saj. Këngëtarja ka premtuar se shumë shpejt do t’i dëshmojë të gjitha fjalët e saj me fakte.

“Edhe pak ditë vjen projekti im i radhës “Ani Mori Nuse” edhe pse këtë ide me kuptimin e plotë të fjalës ma ka vjedhur artisti në fjalë Besnik Qaka, i cili ka publikuar projektin pak ditë më parë. Por pak rëndësi ka kjo te unë, sepse idenë mundesh të ma vjedhësh po dhuntinë si unë e bëjë artin s’mundesh ta kesh ti e askush tjetër, se këtë e kam dhunti prej Zotit…Më vjen mirë që artistët me karrierë të gjatë në skenë po inspirohen prej ideve të mia që kam vetëm 1vit karrierë. Kështu që prej sot po i informoj artistët e estradës shqiptare që i kam nxjerrë në ofertë idetë e mia artistike muzikore. Shume shpejt do të shikoni edhe dëshmitë për të gjitha këto që thashë. Versioni im do të vijë shumë shpejt”, – ka shkruar Nikka në ‘Instagram’. Ndërkohë vetë grupi ‘NRG Band’ nuk ka reaguar ende për akuzat e reperes.