Özge Gürel jep lajmin e mirë: “Po, do të martohemi”

Showbiz

Aktorja e njohur Özge Gürel, protagoniste në serialin “Stina e qershive”, “Hëna e plotë”, “Mësime dashurie” dhe “Dyshja fantastike” të cilën e ndiqni nga e hëna në të premte në Kanal D Drama, ka filluar punën për një serial të ri i cili do të transmetohet në një platformë dixhitale. Xhirimet për serialin e ri kanë filluar këto ditë në qytetin e Stambollit. Gjatë xhirimeve, Gürel u është përgjigjur pyetjeve të shumë gazetarëve duke thënë se e kishte marrë malli të punonte kaq shumë dhe duke ndarë me ta një lajm shumë të mirë përsa i përket marrëdhënies së saj 7 vjeçare me aktorin Serkan Çayoğlu.

Özge Gürel tha, “Po, është e vërtetë. Do të martohemi në verën e këtij viti, por ende nuk kemi përcaktuar një datë fikse. Serkani sapo përfundoi projektin e tij, por unë sapo kam filluar. Nuk kemi pasur mundësi të flasim për organizimin e ceremonisë.”

Përsa i përket projektit të saj të fundit, aktroja ka thënë se është shumë e emocionuar dhe e lumtur që është pjesë e kastit dhe se mezi po pret që të ndajë edhe më shumë detaje me fansat.