Pak ditë para dasmës, babai i Meghan vendos të mos e shoqërojë në altar…

Showbiz

meghan dsm
Babai i Meghan sapo ka zbuluar se nuk do të jetë prezent në dasmën e vajzës së tij. Pavarësisht se ai do e shoqëronte aktoren në altar dhe tashmë jemi vetëm pak ditë larg dasmës, Thomas mori vendimin i cili nuk është pritur aspak mirë.

thomas

Këtë vendim e ka justifikuar me faktin se ka probleme shëndetësore dhe nga kontrollet mjekësore që ka bërë, doli në përfundimin se nuk do të mund ta përballonte dot dasmën. Sidoqoftë, shumë të tjerë mendojnë se arsyeja e vërtetë është fakti që këto ditë, pushtoi rrjetin lajmi se Thomas kishte bërë marrëveshje me revista të ndryshme për t’iu shitur fotografitë e bëra gjatë dasmës, gjë të cilën ai e ka mohuar.