Pak ditë para premierës së filmit, Rita Ora përballet me…

Showbiz

ritagrey
Rita Ora dhe Liam janë dy këngëtarët e kolonës zanore të filmit “Fifty Shades Freed”. Na ndajnë vetëm pak ditë, nga premiera e tij në Paris. Ndërkohë që tashmë gjithë stafi ka mbërritur në Francë dhe po përgatiten për të shijuar një premierë perfekte, Rita Orës i duhet të përballet me diçka të papritur.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo ka njoftuar të gjithë fansat se është sëmurë. Këngëtarja ka treguar se është duke marrë mjekime dhe do të bëjë të pamundurën për të qenë prezente dhe të performojë në premierën e “Fifty Shades Freed.”
“Sapo u zgjova për të filluar provat në Paris dhe ora ishte 8:00. Të paktën, aq ishte kur fillova të shkruaja këtë postim. Kuptova se nuk ndihesha mirë dhe u vizitova në një doktor. Më tha që kam laringit të rëndë dhe baktere në fyt. Nuk kisha dëgjuar kurrë për këtë të dytën. Është e frikshme kur “instrumenti jot” muzikor, është në një gjëndje të brishtë. Mos u shqetësoni, po përpiqem në maksimum që të performoj me Liam në Paris dhe të mar pjesë në premierë.”

ritaoralajmi