Pak minuta pas ceremonisë madhështore, Bebe Rexhës i ndodh një incident aspak i këndshëm!

Showbiz

bebrexha

Ceremonia e ndarjes së çmimeve ”Grammy” është një nga eventet më të komentuara botërisht. Por, përveç ngjarjeve interesante që ndodhin gjatë saj, ka plot prapaskena të cilat tregohen nga pjesëmarrësit. Këtë rast, bëhet fjalë për Bebe Rexhën.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Pasi shijoi ceremoninë, këngëtares i ka ndodhur një incident. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj frikën që ka përjetuar në ato momente si pasojë e një taksisti.
“Gati u përplasa me një taksist në aeroport. Po kaloja rrugën e këmbësorëve dhe ai thjesht erdhi një hap larg meje me qëllim. Pavarësisht se po shikoja që të sigurohesha se nuk po vinin makina drejt meje. Ishte një shofer i paduruar! Mora çantën time YSL dhe e godita sa munda makinën e tij. U tremba dhe u inatosa jashtëmase,” ka shkruar këngëtarja.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Kjo ngjarje i ka ndodhur pikërisht pasi ishte larguar nga “Grammy’s Awards.”