Para ditës së madhe, aktorja e njohur firmos kontratën paramartesore; ja arsyeja e një marrëveshje të tillë

Showbiz

Gwyneth Paltrow dhe i fejuari i saj Brad Falchuk

Janë gati për martesë por përpara këtij hapi aktorja dhe producenti i njohur kanë vendosur të ndërmarrin masa paraprake. Kështu, Gwyneth Paltrow dhe i fejuari i saj Brad Falchuk kanë firmosur një marrëveshje paramartesore. Të dy kanë fëmijë nga martesat e mëparshme ndaj e kanë parë të nevojshme një marrëveshje të tillë. 47 vjeçarja është nënë e Apple, 13 vjeç dhe Moses 12 vjeç. Edhe Falchuk ka dy fëmijë Isabella dhe Brody.

“Ka një marrëveshje paramartesore. Ishte shumë e lehtë dhe të dy janë të kënaqur me kushtet. Ky ishte vetëm një nga hapat në procesin e planifikimit të dasmës së tyre, të dy kanë qenë të martuar më parë dhe mendonin se kjo duhej të ndodhte. Secili ka pasuri dhe fëmijë nga martesat e mëparshme kështu që ka kuptim që të kenë një marrëveshje,”-ka thënë një burim për E! News.

Sipas Paltrow, fëmijët e saj mezi po e presin ditën kur ajo do të martohet me producentin e njohur.

Gwyneth Paltro