Pas dasmës përrallore, Chiara dhe Fedez zbulojnë një tjetër surprizë!

Showbiz

fedez
Tashmë dritat e dasmës më të përfolur në Itali këto ditë janë fikur. Çifti Chiara Ferragni dhe Fedez organizuan dasmën e cila u quajt si dasma mbretërore italiane. Por cilat janë planet e të ardhmes për çiftin më të ri?

chiara2

Revista “Chi” ka zbuluar detajet se çfarë kanë planifikuar çifti pas dasmës spektakolare. Ferragnez kanë firmosur në fshehtësi një kontratë me një kompani amerikane dhe kanë muaj që po studiojnë për muzikë e më pas të debutojnë si DJ në çift.

chiara3

Kjo do të ndodhë verën e ardhshme pasi dyshja të publikojë një këngë të re të regjistruar së bashku të cilën do ta interpretojnë në vende të ndryshme të botës ku kanë premtuar se do të kërcejnë dhe argëtohen së bashku me publikun.

chiaraa