Pas Ermal Metës, edhe Eleni Foureira vjen për të dhënë koncert në Tiranë!

Showbiz

eleni four
Pas dy koncerteve gjigante të mbajtura në sheshin “Skënderbej” më 1 dhe 3 qershor, ai i Ermal Metës dhe i Rita Orës, një tjetër këngëtare e suksesshme me origjinë shqiptare do të vizitojë kryeqytetin për të performuar.

eleni1
Eleni Foureira, këngëtarja shqiptare e cila përfaqësoi Qipron në “Eurosong” dhe u rendit e dyta, do të mbajë një koncert gjigand në Tiranë më 25 korrik. Vetë këngëtarja publikoi datat e turneut të saj muzikor në Instagram. Kryesisht vendet që ajo ka zgjedhur janë Qipro, Spanja, Greqia, Anglia dhe Holanda.

eleni tur