Pas gjithë aludimeve, Johnny Depp vendos të tregojë të vërtetën rreth gjëndjes së tij!

Showbiz

johnn dpp
Aktori me famë botërore, Johnny Depp i njohur nga shumë filma si ndër më të suksesshmit, ka dhënë pas shumë kohësh një intervistë ku tregon gjithçka fshihet pas pamjes që ka frikësuar fansat e tij prej ditësh. Ai ka zbuluar problemet me depresionin, drogën dhe alkoolin që kanë filluar pas ndarjes nga ish-bashkëshortja, Amber Heard.

amber

55-vjeçari ka thënë: “Nuk e duroja dot dhimbjen çdo ditë. Kur martesa ime mori fund, u shkatërrova. Në atë periudhë mbeta edhe pa parà dhe nëna ime vdiq. Shpëtimin në këtë moment e gjeta te vodka, nga mëngjesi në mbrëmje, e aty nisa të shkruaja një libër kujtimesh. Kam qarë aq shumë sa nuk shihja më nga sytë. Pyesja veten se çfarë kam bërë për të merituar këtë gjë”. Intervista është realizuar për tre ditë dhe shumë shpesh është ndërprerë për shkak të gjendjes së rënduar të yllit të Hollywood.

depppp