Pas kritikave të shumta, Rihanna rikthehet si më parë…

Showbiz

rihanna12124314
Këngëtarja e njohur prej pak kohësh është shfaqur pak larg formave të saj perfekte fizike. Fillimisht ajo ka marrë shumë kritika nga fansat për shtimin në peshë. Megjithatë, ajo ka treguar se e do trupin e saj ashtu siç është. Mesa duket tashmë edhe bukuroshja nga Barbados, ka filluar të “pajtohet” me mendimin e fansave.

rihanna ri

E themi këtë pasi Rihanna sapo ka filluar një dietë dhe ushtrime të shumta, për tu rikthyer në formën e saj të mëparshme fizike. Së fundmi ajo është shfaqur pak më e dobët dhe kjo gjë nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve të saj. Duket se Riri po i përafrohet sërish imazhit të saj të hershëm, të cilin e kanë adhuruar të gjithë.