Pasi e rrahu dhe bëri arrest shtëpie, Chris Brown përsëri nuk lë të qetë Rihannën!

Showbiz

Teksa të gjithë duan të dinë më shumë për jetën private të Rihanna-s, në një kohë kur diskutohet se ajo mund të jetë në pritje të fëmijës së parë me të dashurin Hassan Jameel, Chris Brown duket se nuk ka ndërmend ta lërë të shkojë të shkuarën.
Ish i dashuri i artistes, i cili do të mbahet mend gjatë për dhunën që ushtroi ndaj Rihanna-s në kohën që ata ishin të lidhur, ka tentuar të flirtojë sërish me të nëpërmjet një postimi në Instagram.
Në një prej fotove të koleksionit të ri të Savage X Fenty ku Rihanna pozon me të brendshme si gjithnjë super sexy, Chris vendosi të komentonte disa fytyra emoji e më pas, duke iu referuar abazhurit që shihet pranë Rihanna-s, shkruan: “Dua të jem abazhuri!”


Por kaq ka mjaftuar që fansat e artistes t’i vërsulen me komente duke i thënë që të qëndrojë larg saj.
“Lëre të qetë, i sëmurë!”-shkruan një prej tyre ndërkohë që komentuesë të tjerë shprehen se ai ka nevojë për ndihmë se pse “dukshëm nuk është mirë mendërisht”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on

Rihanna dhe Chris kanë qenë të lidhur përgjatë viteve 2008-2009 dhe lidhja e tyre mori fund pasi në shkurt të 2009-ës, çifti u përfshi në një sherr të dhunshëm në Lamborghini-n e Brown, ku ai përfundoi duke e rrahur Rihanna-n.
Fotot e saj me fytyrë të përgjakur asokohe shokuan botën, ndërkohë që Chris ia doli të mos përfundonte në burg, duke marrë masën arrest shtëpie dhe punë të detyruar në shërbim të komunitetit.