Pasi zbuluan historinë e tyre e dashurisë, dy aktorët turk ndërmarrin hapin tjetër të madh

Showbiz

cifitiei

Neslihan Atagül dhe Kadir Doğulu, Fahriye Evcen dhe Burak Özçivit, Halit Ergenç dhe Bergüzar Korel, Asli Enver dhe Murat Yıldırım, janë disa prej çifteve të njohura të showbizit turk, të cilët na kanë fituar zemrën jo vetëm me personazhet e ndryshëm që interpretojnë në produksionet më të mira të kinematografisë turke, por mbi të gjitha me historitë e tyre të dashurisë. Shumë prej tyre kanë lindur në sheshxhirimet e serialeve të përbashkëta, kurse historitë e tjera kanë marrë jetë rishtas nga miqësitë e përbashkëta. Mirëpo nëse çiftet e mësipërm janë konsoliduar, një tjetër histori e re rozë po pushton titujt e të përditshmeve turke.

311020131256385530321

Vetëm pak javë më parë, gazeta “Hurriyet” zbuloi se Engin Akyürek është në një lidhje të re dashurie me Cansu Dere, e njohur në vendin tonë me rolet e Zejnep në serialin “Nënë” dhe Ejshanit në serialin ”Ezel”. Së fundmi, të dy aktorët e suksesshëm kanë nisur bashkëjetesën. Cansu është transferuar ditët e fundit në shtëpinë e Engin për të nisur një jetë të re. Kështu të paktën shkruajnë mediat turke duke theksuar se lidhja e aktorëve po bëhet serioze.

cansudere