Për herë të parë, dy shqiptare pjesë e sfilatës të Victoria’s Secret!

Showbiz

vic sc
Në një skenë në të cilën kanë performuar yje si Taylor Swift, Justin Bieber, Ed Sheeran, Selena Gomez, Lady Gaga, Kanye West dhe Rihanna – në një skenë në të cilën kanë sfiluar yjet dhe ikonat e modës – atje ku moda nuk njeh kufij. Mes engjëjve, këtë vit do të performojnë edhe dy këngëtaret shqiptare, Bebe Rexha dhe Rita Ora.

 640 0 5bdb593340056

Lajmi është bërë publik nga profili zyrtar i “Victoria’s Secret” dhe është konfirmuar edhe nga vetë artistet, të cilat janë shprehur entuziaste për eventin që do të regjistrohet këtë muaj dhe do të transmetohet disa javë më vonë. Rita Ora dhe Bebe Rexha do të performojnë gjatë kohës kur modelet do të jenë duke sfiluar.

 640 0 5bdb59f63f34d

Pas pak javësh, New York-u do të pushtohet nga energjia e jashtëzakonshme e artisteve shqiptare.Të ftuar të tjerë në këtë event janë edhe The Chainsmokers, Halsey, Kelsea Ballerini, Shawn Mendes dhe The Struts.Bebe Rexha, përmes postimit në InstaStory, tha se ishte e emocionuar: “Jam kaq e emocionuar që do të performoj te “Victoria’s Secret”.