Periudha e festave na kujton vetëm një personazh: Ku ka humbur Kevin?

Showbiz

 

47576726 2764639720428151 8519334443574362112 n

Macaulay Culkin ka filluar karrierën e tij si aktor në një moshë shumë të vogël,por famën më të madhe e arriti me filmin me të dashur për Krishtlindje “Home Alone”(1990)ku luante rolin e Kevin. Për këtë rol ai u nominua dhe për Golden Globe si aktori më i mirë.

home alone

Në vitin 1991 ai mori pjesë në Saturday Night Live dhe ishte ylli i videoklipit të këngës “Black or White” të Michael Jackson. Me këtë të fundit ai ka pasur një marrëdhenie shumë speciale, pasi është edhe kumbari i Paris Jackson, vajzës së Michael.Në po të njëjtin vit ai luajti në filmin shumë të sukseshëm “My girl” , për të cilin u nominua për çmime të ndryshme. Një vit më vonë ai luajti përsëri rolin që e beri të famshëm në botën e kinematografisë, rolin e Kevin në “Home Alone 2”, i cili ishte vazhdim i filmit të parë. Culkin ishte protagonist në filma të tjerë si “Getting even with dad”(1994),” Pagemaster”(1994), Richie Rich(1994).

macaulayculkin5

Këta filma patën një sukses mesatar për sa i përket Box Office. Në vitin 1994 ai u shkëput nga kinematografia pasi dëshironte “një jetë normale” dhe filloi të studionte në një shkolle private në Manhattan. Ai iu kthye përsëri aktrimit në vitin 2003 në një pjesë të serialit komedi “Will and Grace”. Në 2006 publikoi librin e tij autobiografik “Junior” ku flet për jetën e tij dhe vështirësitë e të qenit aktor në një moshë të vogël. Ai sot njihet si “Child Actor” më i suksesshëm dhe kjo thuhet se është një ndër arsyet pse ai u nda nga lidhja 8-vjeçare me aktoren Mila Kunis. Në një intervistë, ajo tregoi se ishte e pamundur të dilje me Macaulay në rrugë apo restorante pasi të gjithë e njihnin dhe fansat çmendeshin pas tij.

macaulay culkin jack dishel youtube

Në 2014 ai krijoi një grup muzikor “The Pizza Underground” , ku ishte vokalisti kryesor , por në 2016 grupi u nda. Që prej 2017 Macaulay vazhdon të jetë në një lidhje me aktoren e famshme të Disney , Brenda Song dhe jeton në Paris për të evituar paparacët dhe çdo gjë që e lidh me jetën si VIP. Në një intervistë të fundit ai nuk e ka përjashtuar mundësine e rikthimit në aktrim.