Personazhe të dashur të Hollivudit që ndoshta nuk e dinit se ende jetojnë

Showbiz

Ndërsa shumë legjenda të Hollivudit kanë ndërruar jetë përgjatë dekadës së fundit, të tjerë emra të njohur jetojnë dhe ndoshta ju as nuk e keni menduar këtë. Në vijim ne ju kujtojmë disa prej tyre.

  1. Connie Stevens – 84 vjeç

Stevens fillimisht u bë një emër i njohur me shfaqjen e saj në “Hawaiian Eye”. Sot, në moshën 83-vjeçare, bukuroshja është ende aktive në industrinë e filmit. Së bashku me aktrimin, ajo ka publikuar madje edhe disa këngë dhe albume muzikore. Stevens gjithashtu drejton linjën e saj të bukurisë dhe ndonjëherë realizon edhe dalje publike.

  1. Ann Margret – 82 vjeç

Tingulli unik i vokalit të kësaj flokëkuqeje i bëri njerëzit ta quajnë atë versionin femëror të Elvis Presley-t. Kjo mbretëreshë e popit është ende po aq e sofistikuar si shumë kohë më parë. Margret është ende pjesë e kinemasë dhe aktron duke mos e fshehur shkëlqimin e saj në rolet e caktuara! Disa vite më parë, ajo u shfaq në filmin e vitit 2017 “Going in Style” si për të na kujtuar se talenti nuk zbehet me kalimin e viteve.

  1. Bob Newhart – 93 vjeç

 Newhart filloi si kontabilist përpara se të kalonte në aktrim. Publiku e pa atë për herë të parë në një komedi të vitit 1960, “The Button-Down Mind of Bob Newhart”. Edhe pse ai nuk ka shumë flokë këto ditë dhe duket ndryshe nga ai ‘djali çapkën i dikurshëm’, ende mund ta shihni në shfaqje si “Big Bang Theory” dhe “Young Sheldon”. Vitet, Suksesin e tij kulmoi përgjatë viteve ‘90 përmes interpretimit të tij në zhanrin komedi.

  1. Barbara Eden – 91 vjeç

Ylli origjinal i “I Dream of Jeannie” u rrit nga një nënë beqare në depression, por falë aftësive në aktrim dhe skenë, ajo u ngrit në gradën për t’u bërë një nga personazhet më të famshëm përgjatë rinisë së saj. Duke u shfaqur në pothuajse njëqind produksione të tjera që nga roli i parë, ajo nuk ndalet dhe mund ta gjeni në filmin “Aventurat e mia me Santa” së bashku me një episod të realizuar në vitin 2020 në “Let’s Make a Deal”.

  1. Richard Simmons – 74 vjeç

Të gjithë e njohin këtë mbret me flokët kaçurrela dhe pantallonat e shkurtra të shfaqur në video të shumta aerobike. Personaliteti i fitnesit ishte jashtëzakonisht i famshëm në vitet ’80. Ai kishte gjithmonë një humor të mirë dhe shihej gjithmonë gazmor. Pasi fitoi shuma të mëdha me kasetat e tij, ai doli në pension në vitin 2014. Vetëm gjashtë vjet pas daljes në pension ai u rikthye, duke u rishfaqur në “Sweatin to Oldies” në Youtube.