Personazhet e këtij viti janë Chiara Ferragni dhe Fedez

Showbiz

Çifti i famshëm Italian, Chiara Ferragni dhe Fedez janë zgjedhur Personazhet e Vitit së bashku me 20 personazhe të tjerë, nga revista italiane “Vanity Fair Italia”. Arsyeja është angazhimi i tyre për të ndihmuar gjatë valës së parë të pandemisë së Covid-19 në Itali. Më paratë e mbledhura prej tyre u realizua ndërtimi i një spitali të ri për të prekurit nga virusi. Ndërkohë që çifti ka vazhduar të mbështesë dhe tu japë zë kauzave të ndryshme, të rëndësishme dhe shumë delikate. Shefi editoral Simone Marchetti shprehet se ka disa arsye pse zgjodhi pikërisht këtë çift për kopertinën.

“Ndikimin që ata kanë, angazhimin që kanë treguar, aftësinë për të përdorur mënyrat e reja të komunikimit, vetëdija politike dhe civile që po zhvillojnë”-janë disa nga arsyet që liston Marchetti.