Pinar Deniz ‘ndez’ rrjetet sociale: “Lule në duart e mia…”

Showbiz

Aktorja e njohur, njëra prej protagonisteve të serialit “Dashuri e Plagosur” i transmetuar nga kanal D Drama në Tring, së fundmi nuk ka nguruar ta shfaqi talentin e saj edhe si këngëtare në shoqërinë e rrethit të ngushtë të miqve të saj.

Përmes një performance surprizë Deniz këndoi “Lule në duart e mia”, një këngë e njohur në vendin e saj. Performanca spontane e aktores tërhoqi vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale dhe në pak kohë u bë virale dhe fitoi pëlqimin e fansave të panumërt të saj.