Po Bleona çfarë lidhje ka me Michael Jackson?

Showbiz

bleona liste
Bleona Qerreti prej disa vitesh tashmë ndodhet në Amerikë dhe më specifikisht në zonën e Hollywood-it, ku po ndjek karierrën e saj ndërkombëtare.Çdo ditë duket sikur është ndryshe për Belona Qerretin në“tokën e ëndrrave”, ku ajo shfaqet shpesh në evente të ndryshme dhe ceremoni gala, siç ishte ajo e Oscars së fundmi.Dhe tashmë duket se këngëtarja me origjinë shqiptare na zbuloi edhe një copëz tjetër interesante.

WhatsApp Image 2019 03 04 at 19.04.06

Më saktë ka qenë një producent i njohur, ai që ka shpërndarë foton duke i bërë etiketim Bleonës, ku gjenden në studiot e “Westlake Studios”, në zonën e Hollywood-it jugor.Kjo studio është mjaft e famshme pasi aty legjenda e pop-it Michael Jackson ka regjistruar një prej albumeve më të suksesshme në historinë e njerëzimit “Thriller”.Mesa duket Bleona ka gjetur pak inspirim nga ambientet e legjendës muzikore dhe po përgatit projektin e ri.