Protagonistja e serialit “Një natë qershori”, Naz Elmas po shijon pushimet e saj në krah të bashkëshortit

Showbiz

Naz Elmas, protagonistja e serialit të ri “Një natë qershori”, i cili ka filluar transmetimin në Kanal D Drama, është duke pushuar gjatë ditëve të fundit së bashku me bashkëshortin e saj, biznesmenin Erol Ozmandiraxhi larg angazhimeve profesionale. Ata kanë festuar së bashku me miqtë në një jaht dhe Erol nuk i ka kursyer  puthjet për bashkëshorten e tij, ndërsa Naz mbante në duar qenin e saj të cilit nuk iu nda për asnjë çast. Jahti I tyre këtë herë u ankorua në Goçek. Çifti u martua në vitin 2019. Naz Elmaz, është bashkë-protagoniste me aktorin e njohur  Ozxhan Deniz në serialin  “Një natë qershori”, serial ky i cili shënoi  një sukses të padiskutueshëm në kinemanë turke që prej kohës së realizimit. Transmetimi që prej serisë së parë, ju mban të mbërthyer para ekranit të Kanal D Drama nga e hëna në të premte në orën 18:45 .