Pushimet romantike të David Guetta dhe Jessica Ledon hedhin poshtë aludimet për ndarje

Showbiz

David Guetta dhe e dashura e tij Jessica Ledon janë parë së bashku në plazhin e Majemit duke u argëtuar së bashku. Ata janë kapur nga paparacët dhe pamja e tyre e lumtur i ka shuar thashethemet për ndarjen e tyre.  Dorë për dore me bukuroshen 31-vjeçare, DJ, 55 vjeç dukej sikur nuk ishte pjesë e thashethemeve që qarkullojnë për të dhe Xhesikën.

Në tetor u raportua se dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre, por fotografitë e fundit tregojnë se edhe nëse ka pasur vërtet një ndarje, ajo nuk ka zgjatur dhe ata janë përsëri së bashku. Dyshja nuk ishin fotografuar më parë së bashku që kur morën pjesë në ceremoninë e çmimeve “Grammy” në prill 2022, përpara se të shiheshin në udhëtimin e tyre në Miami javën e kaluar. DJ dhe aktorja thuhej se kishin kërkuar kohë për romancën e tyre shtatëvjeçare, pasi oraret e tyre të ngjeshura dhe angazhimet e udhëtimit nënkuptonin se stili i tyre i jetesës nuk ishte më i ‘përputhshëm’.

Ndërsa të tjerë zëra thane se për një kohë të gjatë  di xheji me fame ndërkombëtare jetonte Ibiza gjatë verës, ndërsa Jess në Shtetet e Bashkuara, dhe largësia ishte një element që e vështirësonte lumturinë në romancën e tyre.