“Ra tërmet, çohu”; Video ku Romeo tremb të vëllanë teksa ai fle do t’ju shkrijë së qeshuri!

Showbiz

Situata e trazuar në Shqipëri për shkak të tërmeteve i ka vënë të gjithë njerëzit në lëvizje për shkak të frikës. Në rrjete sociale sigurisht që situata zbutet dhe vishet shpesh me humor për ta bërë më pak dramatike dhe për ta përballuar më me sportivitet.
Dihet se komedianët dhe humoristët nuk i lënë këto situata “t’i shpëtojnë” kollaj. Romeo i cili na ka bërë të qeshim në plot 12 puntata të emisionit “3shat”, ka vendosur t’i punojë një rreng vëllait të tij Marios. Teksa i vëllai fle, Romeo shkon ta trembë duke përhapur panik si të kishte filluar vërtet tërmet.
Frika dhe reagimi i të vëllait i ka bërë të qeshin pa fund dhe ta ndajnë këtë moment edhe me ndjekësit e tjerë në Instagram duke i bërë të qeshin sado pak pas kësaj situate të tmerrshme dhe serioze!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj) on