Rabia Soytürk mohon thashethemet: “Nuk jam e dashuruar”

Showbiz

A ju kujtohet personazhi aq i dashur i Defnesë në serialin “Melek”, që dashuroi me shpirt e sakrifikoi aq shumë për dashurinë e Omerit? Rabia Soytürk  e cila i dha jetë këtij personazhi aq të dashur, pretendohet së fundmi se ka gjetur dashurinë në krahët e reperit, ndër më të njohurit në Turqi, Sefo.  Prej një kohe të gjatë, shumë thashetheme qarkulluan duke përmendur  emrat e dyshes së artistëve me pretendimin e një romance të re. Ditët e fundit duket sikur këto thashtheme rezultojnë të vërteta!

Dy artistët  u panë së bashku pasi kishin darkuar e më vonë janë larguar me makinën e reperit, teksa përpiqeshin të eviroimin qëndronin indiferentë dhe të heshtur ndaj interesit të gazetarëve dhe kamerave. Kjo mbrëmje është bërë shkas që jeta private e aktores të venbdoset në qendër të vëmendjes mediatike gjatë ditëve të fundit.Por si është përgjigjur vetë aktorja pas kësaj?

Ndërsa ishte e pranishme në një event të rëndësishëm nga i cili nuk mund t’ju ‘shpëtonte’ më gazetarëve, ajo duke qeshur iu përgjigj pyetjes se cili ishte raporti me reperin: “Punoj 6 ditë në javë dhe nuk kam kohë për tju kushtuar ndjenjave, ajo mbrëmje ishte koha ime ku mund t’ju dedikohesha miqve dhe ju më gjurmuat, por marrdhënia jonë është vetëm miqësore” tha ajo. Duke sqaruar se për momentin nuk ka asnjë person të veçantë në zemrën dhe jetën e saj, Soytürk i mohoi këto lajme.