Reagon Özge Özpirinçci: “Jam pro ndërgjegjësimit në unitet, jo atij individual!”

Showbiz

Jehona e dhimbjes që la pas tërmeti i 6 shkurtit, duket se do të zgjas edhe për shumë kohë. Çifti i aktoreve të njohur Ozge Ozpirinxhi dhe Burak Jamantyrk, pas fatkeqësisë së tërmetit, ishin ndër të parët që mbështetën fushatat e organizuara për mbledhjen e fondeve. Nga mediat vendase u raportua se aktorja, mes dhimbjes pa dashur të prononcohet para kamerave, së fundmi ka deklaruar: “Zëri ynë është i lartë dhe do të vazhdojë të thërrasë për të ndihmuar viktimat e pafajshme të tërmetit. Jemi shumë që po bëjmë çmos që ndihmat e mbledhura të arrijnë në vendet e nevojshme. Jemi në bashkëpunim me gjithkënd që është i gatshëm të na bashkohet! Kjo është një shimbje e madhe së cilës i duhet shumë kohë për t’u shëruar

Ndërkohë, lidhur me diskutimet për ‘rikthimin në normalitet’ që dolën në pah javët e fundit në rrjetet sociale, përmes një videoje aktorja reagoi duke u shprehur: “Përpiqem të mbaj një distancë nga rrjetet sociale. Gjithkush mund ta jap ndihmën e tij si dëshiron, por kjo është koha të fokusohemi në pikat tona të përbashkëta, jo mbi mënyrat e zgjedhura nga secili prej nesh! Unë mbështes ndërgjegjësimin si shoqëri, jo atë individual. Le të përqafojmë njëri-tjetrin dhe të zgjojmë shpresën “.

Ozpirinxhi nuk është e vetmja që ka reaguar mbi temën e diskutimit për tërmetin në rrjetet sociale dhe as e vetmja që e ka cilësuar atë jo të domosdoshëm, në një kohë kur të gjitha vendet e botës, janë në dijeni të dëmeve material dhe mijra jetëve të humbura gjatë tij.