Rekord i ri! Hande Erçel dhe Kerem Bursin rrëzojnë nga froni “Game of Thrones”

Showbiz

Seriali turk hit i momentit “Sen Çal Kapımı” me protagonistë aktorët shumë të dashur Hande Erçel dhe Kerem Bursin” ka lënë mbrapa serialin “Game of Thrones” duke thyer rekordin e shpërndarjeve në Twitter. Fansat e serialit dhe aktorëve kanë bërë mijëra postime me hashtagun “#sençalkapımı”.

Ngjarjet me rëndësi të madhe për një vend ose grup njerëzish bëhen gjithmonë trend në Twitter. Gjithashtu edhe filma, seriale dhe lojra të veçanta marrin vëmendje të lartë në rrjetet sociale.Seriali me protagonistë aktoren Hande Erçel të cilën e keni parë në shumë projekte si ‘Jetë”, “Perla e zezë”, “Halka”, “Vajzat e diellit” etj në Tring dhe partnerin e saj si në film ashtu edhe në jetën reale është shpërndarë më shumë se 7.8 milion herë, shifër kjo e kapur nga seriali me famë botërore “Game of Thrones”.

Sen Çal Kapımı, përfundoi xhirimet me episodin e 52-të. Por për fansat asgjë nuk ka mbaruar. Ata vazhdojnë e shohin dhe shpërndajnë në rrjete sociale miliona postime me hashtagun “#sonkezsençalkapımı “. Me rreth 9 milion tweet-e, fitoi titullin e serialit më të shpërndarë në Twitter.