Reperi Gashi emocionet teksa flet për origjinën e tij në MTV!

Showbiz

gashi
Artistët shqiptarë po na bëjnë krenarë çdo ditë e më shumë me sukseset e tyre ndërkombëtare. Një ndër reperat më IN të momentit është edhe GASHI, i cili pas bashkëpunimit me French Montana ishte i ftuar në emisionin “MTV TRL” të gazetarit të njohur Sway. Ky i fundit e ka pyetur Gashin për shqiptarët dhe çfarë po ndodh, që artistët me origjinë shqiptare kanë kaq shumë sukses.

mmttn

“Ti je shumë krenar për rrënjët e tua shqiptare apo jo?”-e pyeti gazetari-“Njerëzit po na njohin gjithmonë e më shumë. Dua Lipa është shqiptare. Një tjetër artiste që bën shumë për komunitetin dhe që ne e duam, Bebe Rexha, vjen prej andej. Gjithashtu Rita Ora. Jemi bërë si Avengers. Jam shumë krenarë që të gjithë jemi duke bërë kaq mirë. E di, ne kemi ardhur nga asgjë dhe duam të marrim gjithçka. Secili kemi historitë tona familjare e kemi sakrifikuar shumë”.