Reperi i parë që guxoi të dalë kundër Eminem: Diss-i i papritur!

Showbiz

eminem diss
Më pak se një javë pas albumit suprizë të Eminem “Kamikaze” tek i cili reperi i njohur shënjestroi pothuajse të gjithë artistët e rinj të tregut muzikor amerikan, një ndër ta guxoi dhe ka bërë atë që askush tjetër nuk e ka provuar, i ktheu përgjigje në një diss prej gati 5 minuta. Machine Gun Kelly habiti të gjithë fansat e muzikës rap kur ditën e djeshme hodhi në youtube këngën e titulluar “Rap Devil”, titull që ironizon hitin e Eminem “Rap God”. Gjatë gjithë këngës ai tallet me pamjen e re të Slim Shadyt, me faktin që është i vjetër për të kuptuar muzikën e tyre, madje thotë se tani që është esëll është i mërzitur dhe prandaj kërkon “luftë” me këdo. Më keq akoma, ai i quan albumet e tij të fundit skandaloze, e akuzon se edhe pse është i pasur dhe i famshëm nuk lejon të tjerët të kenë sukses dhe i tregon të gjithëve si është mundaur t`ja prishi karrierën dhe vetë atij.

machine

“Jam duke ngritur krye jo vetëm për veten time por dhe për të gjithë brezin e artsitëve të rinj. Po bëj të njejtën gjë që ai ka bërë në fillimet e tij. Jeta është akoma e vërtetë këtej nga unë dhe më duhet të merrja pak kohë nga puna e përditshme për të mbrojtur veten time nga dikush që dikur e quaja idhull. Me dashuri, Rap Devil”- ka qenë postimi i Kellyt në Twitter në të cilën i ka dhënë shpjegime ndjekësve për këtë projekt. Fansat ndërkohë kanë qenë të ndarë në mendime, shumë prej tyre komëntojnë se kanë fituar respekt dhe e vlerësojnë iniciativën e reperit të ri për të mbrojtur punën dhe imazhin e vet. Të tjerë mendojnë se kjo është një lëvizje e gabuar, edhe pse ai mund të ketë të drejtë, fama dhe aftësitë e Eminem mund të sjellin fundin e karrierës së tij.