Reperi shqiptar, pjesë e festivalit më të famshëm në botë!

Showbiz

lolla
Keni dëgjuar ndonjëherë për festivalin Lollapalooza? Nëse jo, ju tregojmë ne se është një nga festivalet më të mëdhenj të muzikës në botë, i cili këtë vit do të mbahet në Chicago. Festivali gjigand, i cili mbledh artistët më të famshëm të tregut muzikor do të mbahet në datat 2-5 gusht të vitit 2018. Por këtë herë do të jetë i veçantë për ne sepse në skenën e tij do të ngjiten 3 artistë shqiptarë. Përveç Bebe Rexhës dhe Dua Lipës që po bëjnë namin nëpër botë, në Lollapalooza do të përformojë edhe reperi i talentuar Gashi!

gashi
Ai vijon karrierën e tij muzikore në SHBA, ku së fundmi ka marrë “bekimin” e Jay Z i cili duke parë talentin e tij e ka bërë pjesë të labelit muzikor që drejton “Roc Nation”.
Pas shumë e shumë koncerteve në shtete të ndryshme, tani Gashi do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij krah emrave shumë të njohur të muzikës botërore si The Weeknd, Bruno Mars, Camilla Cabello, Khalid, Zedd e shumë të tjerë.