Reperja shqiptare merr dhuratën më të veçantë nga fansi i saj!

Showbiz

rina balaj
Rina Balaj vetëm për pak kohë u shndërrua në një fenomen në muzikën shqiptare. Ndryshe nga shumë artistë të tjerë, ajo guxoi të vinte me një stil të ri në tregun muzikor shqiptar, duke u shfaqur si repere. Rina numëron një sërë këngësh në reportorin e saj muzikor, të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku, kryesisht të rinjtë. Gjithashtu Rina ka krijuar edhe grupin e fansave të saj, të cilët e surprizojnë atë në mënyrat më të bukura.

Ditën e djeshme ajo ka marrë një dhuratë nga një fans, e cila e ka lënë pa fjalë. Ajo ka postuar në faqen e saj në “Instagram” një video ku duket se një djalë ka bërë tatuazh në krahë të gjithë portretin e saj. Rina është shprehur ; – “Pa fjalë! Jam e shokuar. Faleminderit shumë! Kjo do të thotë shumë për mua”.