Rezarta Shkurta tregon ‘problemet’ e para që ka me vajzën e saj tani që po rritet!

Showbiz

Rezarta Shkurta ka vite tashmë që është bërë nënë. Vajza e saj, Hera, dje ka nisur kopshtin dhe përpara se të shkojë e ka “torturuar” paksa Rezartën.
Hera i ka kërkuar Rezartës foto që herët në mëngjes përpara se të shkonte në kopësht. Insistimin e vogëlushes për të pozuar para aparatit, këngëtarja e ka filmuar dhe e ka publikuar në Instagramin e saj duke thënë se kishin disa ‘probleme’ vajzash për të zgjidhur!

Pas kësaj, Rezarta publikon foton emocionuese ku shkruan: “Gati të na çojë babushi!”. Në fakt ky do jetë viti i parë që Ermal Hoxha çon vajzën e tij në kopësht pas daljes nga burgu.