Rikthehet me sezonin e dytë “Rruga e Ullinjve”

Showbiz

“Rruga e Ullinjve”, mini seriali i transmsetuar më herët në Tring, po përgatitet të rizgjojë sërish emocione të forta për tek publiku. Sezoni i dytë është gati të trokas pas pak kohësh në ekrane! Ky prodhim i Netflix premton një udhëtim emocionues për audiencën edhe përgjatë sezonit të ardhshëm. Ndërsa në rolet kryesore interpretojnë emrat e njohur të serialeve turke Tuba Büyüküstün, Seda Bakan e Boncuk Yılmaz. Gjithashtu është mësuar se një tjetër emër i njohur do t’i bashkohet kastit përgjatë sezonit të ri, ai i aktorit Aytaç Şaşmaz.

“Rruga e Ullinjve” do të publikohet nga Netflix më 11 korrik. Atmosfera mistike e trajtuar në skenarin, historitë e ngrohta dhe personazhet mbresëlënëse duket se vazhdojnë të jenë elementet e gërshetuar më së miri për të arritur çelsin e suksesit të këtij seriali.