Rita Ora jep lajmin e bukur për fansat: Ky është projekti i saj më i madh!

Showbiz

rita album
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka lumturuar të gjithë fansat e saj me lajmin që sapo ka dhënë. Prej 6 vitesh këngëtarja është duke punuar për albumin e saj të radhës që mban titullin “Phoenix” dhe duket se tani çdo gjë është gati. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku falenderon fansat për durimin, këngëtarja tregon së më 23 nëntor do të hedhë në treg albumin e shumëpritur.

Screenshot 19 8

“Jam shumë e lumtur që do të lançoj ‘Phoenix’. Jam shumë krenare për këtë album dhe e emocionuar që të gjithë të dëgjojnë atë se çfarë kam punuar unë deri tani. Një falënderim i madh shkon për të gjithë që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim muzikor”, është shprehur Rita. Pas largimit nga shtëpia muzikore e Jay-z, Rita ka bashkëpunuar me ‘Atlantic Records’ dhe ky projekt u realizua nën përkujdesjen e tyre.

Lexoni gjithashtu: Kënga që e bëri të njohur është e vjedhur? The Weeknd përfundon në gjyq!