Rita Ora në majat e klasifikimeve me këngën “Carry On”.

Showbiz

Rita Ora është një nga këngëtaret me origjinë shqiptare sukseset e të cilës nuk kanë të mbaruar. Pas publikimit të albumit ‘Phoenix’, bashkëpunimi me DJ e njohur Kygo, është renditur në majat e klasifikimeve. Në publikimin e fundit në ‘Instastory’ nga Rita duket se kënga me titull ‘Carry On’ është renditur në vendin e 27, në ‘Top 50’ në rend global. Albumi i saj ka arritur një sukses shumë të madh, me 69 certifikata në botë: 27 platinum, 41 gold dhe 1 silver.