Rita Ora së shpejti me një projekt të ri kinematografik

Showbiz

Rita Ora është në bisedime për të luajtur rolin e Artful Dodger në një version të ri të filmit të Oliver Twist. Krijuesja e hitit “Hot Right Now”, është duke e konsideruar rolin e famshëm i cili do e bëjë atë të ngjisë shkallët e karrierës së saj si aktore. Rita, e cila më parë ka luajtur në trilogjinë e “Fifty Shades Of Grey”, ka impresionuar me të vërtetë producentët për filmin e ardhshëm të frymëzuar nga Charles Dickens. Muajin e kaluar, Rita zbuloi për “Marie Claire” se ajo po ndiqte kurse aktrimi së bashku me një numër të madh aktorësh të Hollywood-it.