Rituale Satanike dhe jo vetëm; Mariah Carey dhe motra e saj përfundojnë në gjyq

Showbiz

Pak kohë më parë një lajm rreth këngëtares Maria Carey bëri shumë bujë për shkak se kishte të bënte me familjen e saj dhe specifikisht me motrën.

Në librin e saj Maria rrëfen se si e motra Alison ka abuzuar me të. Mariah pretendon se i ka dhënë valium, se e ka detyruar të prostituojë dhe se i ka hedhur çaj të nxehtë në vesh. Këto janë vetëm disa detaje nga torturat që përshkruhen.

Motra Alison ka deklaruar se e ka hedhur në gjyq për shkak se këto janë të gjitha gënjeshtra dhe se ajo më e keqja dhe që i detyronte të bënte këto gjëra ka qënë pikërisht mamaja e tyre.

Sipas Alison e ëma i detyronte t`i nënshtroheshin ritualeve satanike. Ajo shkon më tej kur thotë se është nëna ajo që në fakt ka abuzuar seksualisht me to.

Mesa duket tashmë situata është përkeqësuar dhe nuk dihet se kujt mund t’i besohet!