Robert Berisha merr përsëri vëmendjen me publikimin e fundit! Ironizion të gjithë ata që…

Showbiz

Mbrëmjen e kaluar, Robert Berisha ka mbajtur një koncert ku ka dhënë maksimumin për të kënaqur fansat.
Në përfundim, ai bëri dy video ku tregonte bluzat e lagura nga djersa. Këto i shoqëroi me shkrimin: “Këngëtarët playback nuk kanë kështu problemesh”.


Kështu, nënkuptoi se këndon LIVE dhe të ardhurat që fiton i ka para djerse. Bashkë me nënkuptimin ai vodhi përsëri vëmendjen e të gjithëve me këtë ironizim që i bëri kolegëve të tij. Kujtojmë se Roberti ka paralajmëruar për një projekt të ri që do të lançojë së shpejti, e deri atëherë po përpiqet që të marrë “audiencën” e duhur me këto ironizime e provokime në rrjete sociale!