Robert Pattinson rezulton pozitiv me Covid-19

Showbiz

Aktori i njohur i ‘Hollywood’, Robert Pattinson ka rezultuar pozitiv me virusin ‘Covid-19’. Lajmin e ka bërë të ditur përgjegjësi i produksionit të filmit ‘The Batman’, Warner Bros.

Ai ka njoftuar se një prej pjesëtarëve të filmit është infektuar dhe se momentalisht është vetizlouar për t’u kujdesur për shëndetin e tij dhe njerëzve përreth tij. Bros ka shtuar se xhirimet e produksionit janë anulluar përkohësisht, deri në përmirësimin e situatës për shkak të pandemisë.

Pas këtij momenti ‘Vanity Fair’ ka konfirmuar se personi i infektuar ishte Robert Pattinson.