Ronela Hajati ka jo vetëm një, por plot 3 surpriza për ju!

Showbiz

r hajati
Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të kërkuara të momentit. Ajo ka prodhur shumë hite dhe secila prej këngëve ka marrë suksesin e merituar. Megjithëse duhet shumë punë për të sjellë një projekt të gatshëm tek publiku, Ronela e ka vërtetuar se nuk ka të ndalur.

58608439 1254546234695981 6875705636840013824 n

Këngëtarja ka publikuar pak orë më parë një video ku shfaqet e vetme dhe krah imazheve ka shkruar: “Kur ti kupton që brenda muajit ke tre këngë për të nxjerrë”.Me siguri fansat e Ronelës janë entuziazmuar shumë nga ky lajm. Kuptohet gjithashtu se gjithë puna e fortë po shpërblehet për këngëtaren dhe rezultati do të bëhet publik për pak kohë.