Rrëfen Jolie: “Nëse do të kisha nënën pranë, divorci do të kishte qenë më i lehtë”

Showbiz

wwww

Aktorja e njohur Angelina Jolie nuk është më e njëjta që pas ndarjes nga Brad Pitt. Duhet thënë se edhe aktori është në një gjëndje shumë të keqe. Megjithatë, nesë Jolie do të ishte pasur pranë nënën e saj, çdo gjë do të kishte qenë më e lehtë. Ajo ishte shumë e afërt me nënën e saj e cila u nda nga jeta në vitin 2007 pas një sëmundje të rëndë.

Marrëdhënia e aktores me babain e saj, Joh Voight nuk ka qenë asnjëherë e fortë. Burime pranë saj thonë se Angelina është sot më e vetmuar se kurrë.

“Angelina do të ishte shumë më mirë nëse do të kishte nënën e saj. Brad ishte shoku i saj i vetëm dhe sot ajo nuk ka asnjëri pranë. Është shumë e vetmuar megjithatë po përpiqet të krijojë një jetë të re pas ndarjes.” – ka thënë burimi pranë aktores.