Samanta Karavella pëson aksident, ja pamjet nga skena (FOTO)

Showbiz

samanta karavello samanta karavella iW7NXlU9.sized

Ndërsa dje “epiqendra” ishte dasma e shumëpritur e Princit Zog, jeta për personat e tjerë, që nuk ishin të ftuar, vazhdonte normalisht. Këngëtarja Samanta Karavella, në një skenë shumë ndryshe nga ajo e gëzimit mbajtur në Pallatin e Brigadave, pësoi një aksident automobilistik.

Një burim bëri të ditur për “Iconstyle” incidentin e ndodhur në qendër të kryeqytetit, pranë Biblotekës Kombëtare rreth orës 17.00 të së shtunës. Në fotografitë e publikuara në “Iconstyle”, duke qartë që në aksident është përfshirë një makinë “Citroen” i kuq me targa AA339NJ, që sipas burimit i përket këngëtares Samanta Karavella.

Në një prej fotografive, artistja shqiptare shfaqet në këmbë në derën e parë, por me fytyrë të kthyer nga aparati. Duket që aksidenti përfshiu mjetin e saj dhe një kamion, të cilët kishin marrë të njëjtin drejtim në momentin kur u përplasën.

Nga vendi i ngjarjes u raportua se këngëtarja nuk pati asnjë problem shëndetësor, përveç dëmit material të pjesës së parme të automjetit të saj. Dyshohet se në momentin e ngjarjes, Samanta po udhëtonte e vetme.

Ajo shfaqet e veshur “casual”, me streçe, xhaketë lëkure dhe atletet, prej të cilës nuk mund të kuptojmë se këngëtarja po lëvizte për ndonjë koncert të mundshëm./ ICONstyle

033