Sandra Bullock shtatzënë në moshën 55-vjeçare

Showbiz

Sipas mediave amerikane, aktorja e dashur në të gjithë botën, Sandra Bullock është në pritje të një fëmije.  55-vjeçarja po pret fëmijën e parë biologjik dhe të tretin pas dy fëmijëve të adoptuar Leila dhe Leësi. Në një intervistë të fundit me Jade Pinket Smith, Sandra tregoi vajzën e saj Leila të cilën publiku nuk e ka parë që kur e adoptoi nga Luiziana në vitin 2015.

Sipas raportimeve të mediave, ajo fsheh me mjeshtëri barkun e saj, është distancuar plotësisht nga vëmendja e publikut, ajo nuk shkon më në evente dhe nuk pi alkool në festa. Sandra kishte dëshirë të krijojë familje me ish-partnerin Jessi James, por çifti i dha fund lidhjes për shkak të akuzave për mashtrim ndaj tij me më shumë se 20 gra.