Sapo publikoi këngën e parë, së shpejti një bashkëpunim i Alban Skënderaj me të vëllain?

Showbiz

albanas
Edhe më herët Alban Skënderaj na ka prezantuar me 3 vëllezërit e tij, ka folur për lidhjen e ngushtë me të voglin e familjes Taulantin dhe vetëm pak ditë më parë, na tregoi sesa i talentuar është dhe vëllai i madh.Arbri jeton prej vitesh në Itali, aty ku jeton dhe familja e Albanit dhe siç shprehet artisti shumë i dashur i publikut shqiptar, edhe vëllai i tij e ka pasion muzikën, ndonëse ushtron tjetër profesion. Arbri ka publikuar këngën e tij të parë, kushtuar nënës që i është ndarë nga jeta dhe vëllai i tij Albani ka qenë aty për t’i dhënë të gjithë mbështetjen.

large

Arbri ka pohuar gjithashtu se nuk përjashton mundësinë për një bashkëpunim me të vëllain, Albanin. Sigurisht nëse kjo vjen në mënyrë spontane dhe të natyrshme. Ndonëse muzika është një pasion i madh për të, Arbri është realist e shprehet se nuk mund të hedhë poshtë gjithçka ka ndërtuar në këtë moshë, por gjithsesi është një pjesë e tij që nuk do lihet kurrsesi në harresë.