Serenay Sarikaya apo Burcu Biricik? Gara mes aktoreve turke sapo ka nisur…

Showbiz

burcu serenay
Të dyja vajzat duhet thënë se janë mjaft të paraqitshme. Si Burcu Birick, ashtu edhe Serenay Sarikaya, janë dy aktore të suksesshme dhe tepër të bukura njëkohësisht. Por, dihet se mes vajzave të bukura, ka edhe “konkurencë”. E nëse ato nuk e ndiejnë një gjë të tillë mes tyre, publiku sigurohet ta bëjë të mundur këtë gjë. Rasti më i ri i një “rivaliteti bukurie” ka marrë shkasë nga një muzikant.

burcu birici 100409FE

Teksa luante violinë në rrugë, ai ka parë të kalonte aktoren Burcu Biricik. Kështu, menjëherë, violinisti filloi të “thurrte” një këngë, teksti momental i së cilës pak a shumë ishte: “E çfarë është Serenay përpara teje? Ti je më e bukura, je një mbretëreshë e bukurisë. Askush nuk mund të konkurojë me ty dhe askush nuk tërheq dot vëmendje si ty.” Aktorja e ka kaluar me një buzëqeshje këtë situatë, e cila tashmë është kthyer nga fansat në një “luftë virale”. Ju si mendoni, kush është më e bukur prej tyre?