Serenay Sarikaya vihet në ‘shënjestër’ nga gazetarët për…

Showbiz

Aktorja e serialit “FI”, kohët e fundit është kthyer në epiqendrën e lajmeve rozë. Pas ndarjes nga Kerem Bursin, me të cilin kishte mbi 3 vite lidhje, Serenay po përflitet për një histori të re dashurie me një biznesmen. Mirëpo, pjesa më e pakëndshme e këtij aludimi, është fakti se partneri i mundshëm i saj, është i martuar.

Teksa mbaroi performancën e saj në teatër, Serenay është rrethuar nga gazetarët, të cilët të vetmen pyetje që kishin, ishte ajo rreth lidhjes së re. Nga ana tjetër, aktorja nuk u ka dhënë asnjë përgjigje rreth kësaj teme, por u ka thënë të fokusohen më tepër në performancën që sapo kishte dhënë dhe në pamjen e saj të re.