Shpërthen publiku në Zvicër, kërkon rikthimin e Elvanës në skenë

Showbiz

Elvana Gjata ka qenë së fundmi në Zvicër ku ka performuar në “Alba Festival”. Ajo dhuroi spektakël bashkë me Capital T kur kënduan këngën më të re “Fustani”, ndërsa nuk munguan edhe hitet e vjetra të këngëtares. Elvana u prit me brohoritje nga publiku, i cili pasi këngëtarja përfundoi performancën, i kërkoi të rikthehej edhe një herë në skenë.

“Edhe njo edhe njo! Do ngelet gjithmonë në zemrën time! Edhe gjithë jetën për ju!”, shkruan këngëtarja në videon e publikuar!