Shpërthimi i Albërie Hadëgjonaj për komentet e photoshopit

Showbiz

 

wwwww4

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj e cila gjithnjë ka patur një kujdes të veçantë për pamjen e saj të jashtme këtë herë ka shpërthyer me një reagim në rrjete sociale, kundër personave që e akuzojnë për përdorim fotoshopi.

“Mirëmëngjes. Për specialistët e photoshop­it njoftoj që s’e kam prekur këtë foto. Për ato femra xheloze dhe për ato me profile fallso këtu, ju them: ‘Mos u mërzisni kur të më shikoni. Me Zotin luftë nuk bëhet! Ju përqafoj,”-shkruan këngëtarja. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ka një reagim të tillë ndaj komenteve që vijnë në adresë së saj, e sidomos sa i përket pamjes së jashtme.