Shtyhen të gjitha projektet e tij në Hollywood; flet më në fund vet aktori turk

Showbiz

kivanciii

Ëndrra e të gjithë aktorëvë është të prekin Hollywood-in por ndodh që të afrohesh kaq pranë kësaj ëndrre dhe në moment të fundit, çdo gjë të prishet. Kjo ka ndodhur edhe me aktorin turk, Kivanc Tatlitug. Fillimisht, u tha se aktori do të interpretonte një film me Kate Holmes, por ishte kjo e fundit e cila nuk kishte pranuar. (Lexo më shumë këtu)

I pyetur nga gecce.com, mbi planet e tij në SHBA, Kivanc u shpreh se në Janar do të nisë një projekt të ri. “Do të rikrijoj një përsonazh shumë interesant” – u shpreh aktori.
Gjithashtu, ai u pyet nga gazetarët mbi planet për tu bërë baba. “Po, ne i duam shumë fëmijët. Shpresojmë të bëhëmi prindër së shpejti, ndaj dhe u martuam” – tha aktori për gazetarët.

626full kivanç tatlitug