Shtyhet projekti i ri i Can Yaman, ishte parashikuar për në mars, por jo më!

Showbiz

Një lajm i cili do t’i trishtojw disi fansat e zjarrtë të aktorit të famshëm Can Yaman!

Projekti i ri “Viola come il mare”, në të cilin aktori turk do të shfaqet në rol bashkë-protagonist me aktoren dhe modelen italiane Francesca Chillemi, ishte lajmëruar pak kohë më parë se do t’i prezantohej publikut në muajin mars në ekranin prestigjoz të “Canale 5”.

Ndërsa ndodhemi në këtë muaj, publiku po pret gjithnjë dhe me më shumë padurim, të ulet para ekranit dhe ta shijojw serialin. Por së fundmi, mësohet se transmetimi i këtij prodhimi të zhanrit romancë- aksion, duket se riplanifikon një tjetër datë transmetimi.

Disa ndryshime kanë shtyrë vazhdimisht datën e shfaqjes në ekran para publikut italian. Zërat që qarkullojnë në mediat e vendit fqinj, informojnë se prezantimi i serialit aq të shumëpritur për fansat e Yaman është shtyrë për në mesin e muajit prill.